Pllashniku me pulë, vezë e bar para Kuvendit: Do t’i qesim me ra ‘klluq’ deputetët

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar edhe sot një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës.

Pllashniku është shfaqur para hyrjes së Kuvendit me një pulë dhe vezë, ndërsa në shkallët që shfrytëzohen nga deputetët për të hyrë në sallën e seancave ka vendosur bar.

Aksioni është zhvilluar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të nisë në orën 11:00.

Gjatë këtij aksioni, Pllashniku ka bërë edhe një deklaratë ironike ndaj deputetëve.

“Do t’i qesim me ra ‘klluq’ deputetët”, ka deklaruar ai.

Ajo çka bie në sy, është se në vezë ka shkruar emrat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Dejona Mihalit e Albulena Haxhiut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit