Plagosja me a*më zjarri në Banjë të Pejës – ky është i plagosuri, i dyshuari në arrati

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në fshatin Orroberd, në zonën e Banjës së Pejës, duke alarmuar Policinë dhe ekipet e emergjencës.

Sinjali mëson se i plagosur ka mbetur Dardan Haxhiaj, i cili pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Sinjali, i dyshuari për plagosjen është në arrati, ndërsa Policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët po kryejnë ekzaminimet e para dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te përdorimi i armës së zjarrit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet dhe detajet e reja sapo të konfirmohen nga burimet zyrtare dhe ato të sigurta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit