spot_img
Wednesday, July 16, 2025
spot_img

“Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

Këngëtarja e njohur Barbara Dini ka ndarë një lajm të trishtë ditën e sotme. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Barbara tha se babai i saj u nda nga jeta.

Teksa i ka kushtuar një dedikim prekës, këngëtarja “i lë porosi” të atit duke i thënë: Përqafoje fort Ergin.

“Këtë mëngjes u zgjova zemërthyer, e shkatërruar shpirtërisht… Miq, sot humba njërin nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën time, shokun tim më të mirë… Ahhhh BAB. Sa shumë gjëra mund të them për ty, ti ishe heroi im, mësuesi më i mirë i jetës, një shembull drejtësie dhe mirësie për këdo që të njohu. Fitove çdo betejë në jetën tënde, ti humbe vetëm betejën me dhimbjen… Sa krenare dhe me fat jam që pata gjakun tënd, nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Ishe mbi të gjitha një njeri i madh që lë një boshllëk shumë të madh tek të gjithë ne. Përqafoje fort Ergin! Të dua përtej jetës!”, shkruan ajo.

Familja e saj është përballur edhe me një tjetër humbje të rëndë, pasi në vitin 2016 u nda nga jeta në aksident vëllai i saj, këngëtari Ergi Dini, në një moshë fare të re.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit