Përplasje e re brenda LDK-së

Përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të thellohen, pas rezultatit të fundit zgjedhor dhe debatit për drejtimin e partisë.

Debati është përshkallëzuar pas një postimi të anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, i cili ka dalë në mbrojtje të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe ka akuzuar disa figura brenda partisë për sabotim të procesit zgjedhor.

“Ndryshimet në LDK mund t’i bëjë vetëm vullneti i anëtarësisë së saj! Por ato nuk mund t’i udhëheqin ata që në disa palë zgjedhje kanë folur më shumë për rënien e LDK-së sesa për ringritjen e saj… Ata që e sabotuan LDK-në në këtë proces zgjedhor. Dhe ata kanë emër dhe mbiemër”, ka shkruar Manaj.

Ai ka theksuar gjithashtu se vizioni i Abdixhikut për bashkëpunim politik ka pasur efekt pozitiv në parti.

Ky reagim ka nxitur kundërpërgjigje nga kryetari i Degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj, i cili ka reaguar me tone të ashpra ndaj Manajt, duke e kujtuar të kaluarën e tij brenda strukturave të partisë.

“Nuk jam njeri që reagoj në postime, veç beso s’po mundem mu përmbajt. Kur po të shoh ty e disa të tjerë tuj fol për interesa të LDK-së e për sabotime… e deri dje në kryesinë e degës nuk të ka lonë Haki Rugova… po e nal veten”, ka shkruar Mushkolaj.

Në përgjigjen e tij, Shkëmb Manaj ka reaguar duke thënë se ka të drejtë të flasë për interesin e LDK-së, duke theksuar se është përfaqësues i partisë dhe anëtar i Kryesisë Qendrore.

“Unë kam të drejtë të flas për interesin e LDK-së para shumë kujt! E para unë jam përfaqësues i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK dhe i Degës së Istogut… qëndrimet e mia janë të hapura dhe publike”, ka deklaruar Manaj.

Ai ka shtuar se reagimet e tij janë pjesë e përgjegjësisë politike kur, sipas tij, proceset devijojnë nga binarët statutarë dhe organizativë.

“Nuk është etike të përmendet kryetari Haki Rugova për politika dhe procese ditore… LDK është e të gjithëve pa dallim. Kontributi i secilit duhet të jetë në frymën e bashkëpunimit”, ka theksuar Manaj.

Në debat është përfshirë edhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili i ka kërkuar sqarime Mushkolajt për deklarimet e tij, duke pyetur për legjitimitetin e reagimeve brenda partisë.

“Jeton Mushkolaj, nëse s’kemi legjitimitet me fol për LDK-në, tregona i dashtun Jeton!”, ka shkruar Ferati.

Mushkolaj i është përgjigjur shkurt duke vënë në pikëpyetje të drejtën për reagim selektiv ndaj komenteve.

Ky shkëmbim deklaratash pasqyron tensionet e brendshme në LDK, të cilat janë intensifikuar pas rezultateve zgjedhore. Më herët, figura të rëndësishme brenda partisë si Gazmend Muhaxhiri dhe Imri Ahmeti kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img

- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit