Ka përfunduar seanca ndaj Top Kolshit, të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.
Kolshi u arrestua të martën pas kontrolleve në fshatin ku ndodhi vrasja.
Sipas një njoftimi të përbashkët nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale gjatë marrjes në pyetje.
Enver Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 4 gusht, ndërsa një ditë më vonë, në fshatin Baicë u gjet i pajetë i varrosur në një arë.










