Përçarja në LDK- Anton Quni del me një thirrje për Abdixhikun, Muhaxherin e Ahmetin

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Anton Quni, i ka bërë thirrje anëtarëve të këtij subjekti politik për unitet, pas kërkesave të tri degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit.

Quni me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe se asnjë dallim s’guxon të jetë më i madh sesa LDK’ja.

“​Është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe jo e largimit. Secili prej nesh ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vend të pacenueshëm në këtë strukturë, prandaj asnjë dallim nuk guxon të jetë më i madh se qëllimi ynë i përbashkët”, deklaroi Quni.

“​Ju ftoj të gjithëve të më punojmë për pajtim, duke lënë anash çdo gjë që na ndan; për bashkim, duke u rreshtuar rreth vlerave tona të përbashkëta; dhe për urtësi, duke dëshmuar pjekurinë politike që e ka karakterizuar gjithmonë LDK-në”, vijon shkrimi i tij.

Reagimi i plotë:

Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe strukturë e LDK-së,

​Shtëpia jonë politike ka qenë gjithmonë dhe mbetet shtylla e shtetndërtimit dhe e demokracisë në Kosovë. Forca jonë nuk buron nga mungesa e debateve apo e mendimeve ndryshe, por nga aftësia e jashtëzakonshme për t’i tejkaluar ato me maturi dhe respekt reciprok.

​Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet të plotë. Kemi nevojë të bëhemi shembulli më i mirë se si çdo pakënaqësi, çdo dallim dhe çdo sfidë e zgjidhim brenda familjes sonë – brenda shtëpisë së madhe të LDK-së. Vendi i bashkimit është tryeza jonë e përbashkët e bisedimit dhe e mirëkuptimit, ku interesat e shtëpisë sonë qëndrojnë gjithmonë mbi çdo interes tjetër.

​Unë jam plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit, Imriut dhe secilit koleg e veprimtar që i rreh zemra për rrugëtimin tonë.

​Është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe jo e largimit. Secili prej nesh ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vend të pacenueshëm në këtë strukturë, prandaj asnjë dallim nuk guxon të jetë më i madh se qëllimi ynë i përbashkët.

​Ju ftoj të gjithëve të më punojmë për pajtim, duke lënë anash çdo gjë që na ndan; për bashkim, duke u rreshtuar rreth vlerave tona të përbashkëta; dhe për urtësi, duke dëshmuar pjekurinë politike që e ka karakterizuar gjithmonë LDK-në.

​Vetëm të bashkuar, me urtësi dhe me besim tek njëri-tjetri, mund të jemi udhërrëfyesi dhe forca që i duhet vendit tonë.

​Na priftë e mbara! 🇽🇰

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit