Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën Ali Sokoli në Prishtinë është plagosur Harbin Vitija, i njohur si ‘Plaku’.
Raportohet se rasti dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje, pasi Vitija kishte tentuar ta vriste një person para rreth dy vitesh.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.










