PDK i kërkon sërish Deharit ta thërrasë seancën konstituive për nesër në ora 11:00

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dërguar sërish letër kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke i kërkuar që ta thërrasë vazhdimin e seancës për nesër, më 20 gusht, në ora 11:00.


Çitaku, në emër të deputetëve të PDK-së, i ka kërkuar Deharit që të përmbushë, siç ka thënë ajo, obligimin kushtetues dhe procedural për vazhdimin e seancës.

Në letrën drejtuar Deharit, Çitaku ka argumentuar se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka theksuar se tejkalimi i afatit kushtetues nuk e heq detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

“Pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në letrën e Çitakut.

Sipas saj, roli i Deharit si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.


Çitaku ka thënë se nuk është në kompetencën e kryesuesit që, bazuar në vlerësime apo konsiderata politike, të vendosë nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit.

“Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë”, thuhet në letër.

Sekretarja e PDK-së i ka kërkuar Deharit që pa vonesa të mëtejshme ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht në ora 11:00, me qëllim që të mundësohet vazhdimi i procesit të konstituimit të Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit