Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj, ku kryetari i komunës, Sami Lushtaku, sulmoi fizikisht kryetarin e degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kritikuar ashpër sjelljen e Lushtakut, duke thënë se “gjenerali i vërtetë nuk del rrugëve me grushta ndaj kundërshtarëve politikë”.
Ajo theksoi se trimëria nuk dëshmohet me sulme fizike, por me karakter dhe përballje demokratike.
“Gjenerali i vërtetë nuk del rrugëve me grushta ndaj kundërshtarëve politik.
Trimëria nuk matet me sulme në shesh, por me karakter. Karakteri Samqes”, ka shkruar Matoshi.
Ngjarja në Skenderaj ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe opinionin publik, derisa është kërkuar qetësi dhe shmangie e tensioneve gjatë periudhës zgjedhore.









