Paralajmëron Tërshani: Shumë shpejt brenda PDK-së do ketë zgjedhje

Qëndresa Tërshani në emisionin “Rubikon” tha se së shpejti do të ketë zgjedhje brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo bëri të ditur se ky proces është shtyrë për shkak të zhvillimeve, por sipas saj, do të ndodhë.

“Është e sigurt që shumë shpejt brenda PDK-së do të ketë zgjedhje, janë në përgatitje për shkak edhe të diskutimeve qoftë në Kuvend, çështja e qeverisë, zgjedhjet lokale e krejt këto e kanë shtyrë pak si proces, megjithatë na u tha sot edhe nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, që duhet me patjetër zgjedhje.”

“E përmendi një frymë të re, një elitë të re, një kastë të re, por pa përmendur emra se kush mund të vijë në krye të partisë ose mund të jetë prapë Memli Krasniqi”, u shpreh Tërshani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit