Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se rreth orës 04:55, kanë pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jashtë rrezikut pёr jetё”.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm në Pejë, një nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim.
Indeksonline ka publikuar pamje nga momenti kur ka ndodhur ky aksident.
Shoferi nuk e ka parë se rruga përfundon aty dhe për pasojë ka rënë në humnerë.
Kliko këtu për të parë pamjet:









