Pal Lekaj, zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale.
Kërcënimi i është bërë pasi Lekaj publikoi një fotografi së bashku me bashkëshorten e tij në Facebook.
Lekaj është kërcënuar nga një person që bazuar në profilin e tij në Facebook, duket të jetë mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.
“A more pal more Pal, se të erdhi dita. Juve meritoni një P… në ballë apo litarin e jo votën”, është kërcënimi që i është bërë Lekajt.

Kujtojmë se Lekaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.









