Ish-deputeti i Kosovës Hisen Berisha thotë se nuk ka pasur asnjëherë dilema mbi përfshirjen e Aleksandar Vuçiç në krime lufte.
Duke komentuar padinë ndaj Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për përfshirje në “safari snajperësh” në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Vuçic dhe elita serbe janë pjesë e atij kontingjenti që kanë kryer krime, qoftë në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.
Berisha shtoi se padia në gjykatë nuk është lëvizje spontane, por tregon fundin e tij politik dhe tregon se periudha e tij politike po shkon drejt përmbylljes.
“Çështja ka marrë zë, pasi ka nisur një padi. Nuk mendoj se padia në gjykatë është lëvizje spontane, por i ka ardhur fundi procesit politik të Vuçiç në Serbi.
Serbia e viteve ‘90-të nuk ka qenë makineri dhe e panjohur, ishte një sistem i mirëorkestruar që përfshinte dhe ushtrinë serbe dhe njësitë paraushtarake dhe grupet ushtarake që kanë marrë detyra të qarta për të kryer krime monstruoze mbi civilë në Bosnjë dhe Kosovë, për të bërë spastrim etnik.
Roli i snajperistëve serbë në Sarajevë, ka treguar se si është treguar pasioni për të vrarë njerëz, fëmijë, gra, njerëz duke ecur. Kjo është konsideruar si një sport nga strukturat e organizuara, për të marrë pjesë në një angazhim të tillë.
Nëse këto akuza provohen dhe për Vuçiç, vetëm sa provohet se kush është ai. Për ne është njeri i njohur që ka thënë për 1 serb, vrit 100 boshnjakë.
Është pasqyra e identitetit të kësaj bote moderne që lejojnë të ulen në tavolinë kriminelë të kësaj natyre dhe në tribunalin e Hagës janë ish-ushtarakë që kanë luftuar për të na shpëtuar. Njerëzit me veti të tilla çmendurish ekzistojnë, janë me kriza të ndryshme. Por si u gjetën këta kontigjente dhe realizuan detyrat serbe.
Ekzekutimi me snajper është shumë më i lehtë krahasuar me masakrat që kanë bërë paramilitarët serbë, vetëm dhuna seksuale, masakra, prerja e stomakut nënave shtatzëna.
Është vrarë nëna dhe bebit i është mbushur biberoni me gjakun e nënës dhe foshnja ka vdekur pak ditë më vonë mbi trupin e nënës.
Këto metodologji të spastrimit etnik që ka përdorur Beogradi, për vite të tëra janë munduar t’i mohojnë. Misioni i Vuçiç në politikë ka marrë fund. Mendoj se është sinjal i qartë që periudha e tij politike po shkon drejt përmbylljes. “-tha ia.









