Pacolli: Duhet përfunduar sa më shpejt Aeroporti i Vlorës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar për situatën në Aeroportin e Vlorës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zhbllokimin e projektit dhe përfundimin e punimeve.

Në deklaratën e tij, Pacolli ka theksuar se projekti ka një rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin, duke u shprehur se pengesat aktuale po dëmtojnë një investim të madh.

“Organet e shtetit duhet të ndërhyjnë menjëherë për rivendosjen e ligjshmërisë dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore”, ka deklaruar ai, duke shtuar se situata nuk duhet të tolerohet.

Ai ka kërkuar gjithashtu angazhim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për hetimin e plotë të rastit.

“Një apel i veçantë i drejtohet SPAK-ut që të thellojë hetimet për të identifikuar dhe ndëshkuar jo vetëm grupet që ushtrojnë vetëgjyqësi, por edhe urdhërdhënësit dhe dirigjentët e tyre”, ka thënë Pacolli.

Në reagimin e tij, ai ka theksuar se kompania MABCO ka investuar shuma të mëdha në këtë projekt.

“MABCO ka investuar qindra milionë euro në këtë projekt, duke marrë mbi vete barrë të madhe financiare, profesionale dhe teknike”, është shprehur ai.

Pacolli ka shtuar se aeroporti është në fazë shumë të avancuar dhe se nevojiten vetëm pak ditë pune për finalizim.

“Sot nevojiten vetëm pak ditë pune për të riparuar dëmet dhe për të zëvendësuar pajisjet e dëmtuara”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar gjithashtu se pengesat aktuale po vijnë nga grupe dhe individë që, sipas tij, veprojnë jashtë ligjit.

“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, ka përfunduar Pacolli, duke kërkuar rikthimin e autoritetit të shtetit të së drejtës dhe përfundimin e menjëhershëm të projektit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit