“Pabesi e madhe”, Buzhala reagon pas veprimeve të fundit të presidentes Shiroka-Pula

Gazetari Berat Buzhala i ka cilësuar si “pabesi” veprimet e fundit të presidentes të sapo emëruar, Justina Shiroka-Pula.

“Turp i madh. Paftyresi e madhe. Pabesi e madhe. Ligesi e madhe”, thuhet në një reagim të Buzhalës në Facebook.

Ai ka kërkuar që Partia Demokratike të distanochet menjëherë prej saj.

Reagimi i Buzhalës vjen pasi Shirok-Pula emëroi sot shefe të stafit në Zyrën e Presidencës, militanten e Vetëvendosjes, Berita Abazi


Abazi i kishte shërbyer Albulena Haxhiut gjatë punës së saj si u.d presidente, teksa do të vazhdojë ta bëjë punën e njëjtë edhe nën direktivat e Shiroka-Pulës.

Përpos Abazit, kabintetit të presidencës do t’i bashkohet edhe Bekim Kupina (ish-këshilltar i Vjosa Osmanit), tani sërish si këshilltar për media i Shiroka-Pulës.

Kupina është bashkëshorti i këshilltares për media të Albulena Haxhiut, Vlora Konushevcit, e cila njëherësh ka edhe lidhje familjare me Haxhiun.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit