OVL-UÇK: Hilmi Haradinaj me djemtë, i rezistoi me trimëri rrethimit të trefishtë

Sot, në përvjetorin e 28-të të Epopesë së Dukagjinit, kategoritë e dala nga lufta organizuan homazhe për të nderuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së afërt të Kosovës.

Në kuadër të aktivitetit, u vendosën kurora lulesh në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Dukagjinit, duke përkujtuar me respekt dhe krenari të rënët e asaj dite: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

Ngjarjet e 24 marsit 1998 mbeten të gdhendura thellë në kujtesën kolektive. Në atë ditë, Hilmi Haradinaj, së bashku me djemtë dhe bashkëfshatarët e tij, i bënë ballë me guxim një rrethimi të trefishtë nga qindra forca jugosllave. Qëndresa e tyre heroike konsiderohet si një nga dëshmitë më të fuqishme të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe mbrojtje të atdheut.


Po ashtu, kjo datë lidhet edhe me një moment kyç të historisë moderne të Kosovës. Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri për t’i dhënë fund një padrejtësie të madhe ndaj popullit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit