Osmani pyetet për ‘kurthin e Albin Kurtit’: Jo, LDK-ja nuk bie në kurthe të askujt

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka propozuar Bekim Sejdiun për President të vendit.

Deputetja e LDK-së tha se ai “e meriton” përkrahjen e të gjithë 18 përfaqësuesve të kësaj partie në Kuvend.

I pyetur në lidhje me deklaratën e deputetit Armend Zemaj që të mos biejnë “në kurthin e Albin Kurtit”, Osmani tha se LDK-ja “nuk bie në kurthe të askujt”.


“Jo, LDK-ja nuk bie në kurthe të askujt. Ne me krenarinë më të madhe e kemi propozuar profesor Bekim Sejdiun dhe të gjithë këtu brenda LDK-së e njohin. Shumica dërmuese e njohin qe një kohë shumë të gjatë. Një numër i madh i njerëzve që sot janë në grupin parlamentar të LDK-së e njohin kontributin e tij që nga vitet e ’90-a, disa prej vitit 2007. Dhe emri i tij nuk është kurth, por është nder për Republikën e Kosovës”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit