Osman Ferizi e ndryshon emrin në Oso, për t’u bërë ‘shqiptar i mirë’!

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe njëri nga bashkëluftëtarët e heroit Sali Çekaj, Osman Ferizi ka njoftuar se nga sot emri i tij, zyrtarisht do të jetë Oso Ferizi.

Ferizi në një postim në Facebook ka shkruar se ky vendim buron nga bindja e tij e thellë historike dhe kombëtare.

Mes tjerash ai ka theksuar se ky vendim vjen edhe si një kundërshtim i hapur ndaj islamit politik, i cili përmes manipulimit të fesë përpiqet të mohojë kombin shqiptar dhe ta zëvendësojë identitetin kombëtar me identitete fetare.

Image

Postimi i plotë:

Deklaratë Publike!

Si Shqiptar,

Kemi nji gjak, gjuhë, gjeografi dhe fat.

Unë, i njohur deri më sot me emrin Osman Ferizi, kam marrë vendimin që nga sot zyrtarisht të mbaj emrin Oso Ferizi.

Ky vendim buron nga bindja ime e thellë historike dhe kombëtare. Emri Osman, pavarësisht prejardhjes së tij, lidhet drejtpërdrejt me periudhën e pushtimit osman në trojet shqiptare – një kohë kur gjuha shqipe u ndalua në administratë, kur shqiptarët u përballën me diskriminim, konvertime të dhunshme dhe ndalim të identitetit të tyre kombëtar, humbje toksh shqiptare. Për mua, ky emër bart simbolikën e shtypjes dhe të mohimit të shqiptarësisë.

Për këtë arsye, kam zgjedhur të marr emrin Oso, si sinonim i Oso Kukës, luftëtarit heroik shqiptar që u flijua në kullën e barotit në vitin 1862 në Vraninë, duke u bërë simbol i sakrificës dhe qëndresës kundër pushtuesve osmanë. Ky emër mishëron shpirtin e lirisë, krenarinë dhe vendosmërinë për të mos u nënshtruar kurrë.

Ky akt është gjithashtu një kundërshtim i hapur ndaj islamit politik, i cili përmes manipulimit të fesë përpiqet të mohojë kombin shqiptar dhe ta zëvendësojë identitetin kombëtar me identitete fetare. Ky Islam po na shkëput nga kombi ynë.Unë besoj fort se asnjë fe nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë mbi kombin shqiptar, mbi gjuhën tonë dhe mbi sakrificat e të parëve tanë.

Me këtë deklaratë shpall se:

  • identiteti im i parë dhe i fundit është SHQIPTARIA,
  • liria dhe dinjiteti kombëtar janë të shenjta,
  • dhe çdo përpjekje për ta zëvendësuar kombin shqiptar me ideologji fetare do ta kundërshtoj me vendosmëri.

Nga sot, unë jam Oso Ferizi – në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit shqiptar!

Me respekt,

Oso Ferizi, 23.09.2025

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit