Operacioni “The Wanted”: Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari shqiptar, i akuzuar për tentativë vrasje

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted” vazhdon të japë rezultate pozitive, duke u finalizuar me ekstradimin nga Spanja të një shtetasi shqiptar të kërkuar nga autoritetet vendase.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis Interpol Tirana dhe Interpol Madrid, u ekstradua në Shqipëri Sorel Cenaj, 25 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Cenaj akuzohet për tentativë vrasje dhe prodhim dhe mbajtje të armëve të ftohta pa leje, vepra për të cilat ka marrë masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kukësit.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se në vitin 2023, në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar të vrasë shtetasin A. E., duke e goditur me një mjet prerës. Ky operacion është një tjetër sukses i bashkëpunimit ndërkombëtar, që dëshmon angazhimin për luftën kundër krimit të organizuar dhe rrezikut që paraqesin individët në kërkim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit