Po vazhdon përditësimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sa i përket numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
Aktualisht janë numëruar rreth 80% të votave, ndërsa të dhënat e publikuara nga KQZ-ja tregojnë edhe renditjen e kandidatëve më të votuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Në krye të listës renditet Ardian Gjini me 32,645 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 29,438 vota dhe Daut Haradinaj me 22,284 vota.
Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, lista e 10 kandidatëve më të votuar të AAK-së është:
Ardian Gjini – 32,645 vota
Ramush Haradinaj – 29,438 vota
Daut Haradinaj – 22,284 vota
Besnik Tahiri – 19,254 vota
Bekë Berisha – 15,840 vota
Burim Ramadani – 14,093 vota
Time Kadrijaj – 13,694 vota
Agim Çeku – 12,479 vota
Arber Tolaj – 11,727 vota
Albana Bytyqi – 7,856 vota.
Numërimi i votave vazhdon dhe këto rezultate mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e procesit.










