“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret në vr’asjen makabre të Arlinda Zekajt

Prokuroria ka paraqitur detaje të tjera nga komunikimet e siguruara në telefonat e sekuestruar të Nurije Sylajt dhe Driton Sylajt, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekaj-Sylajt.

Indeksonline, mëson se sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, nga këto komunikime dyshohet se shqetësimi kryesor i Nurije Sylajt dhe Driton Sylajt pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt, ishte mundësia që të mos zbulohej bashkëpunimi dhe përfshirja e tyre në ngjarjen kriminale.

Prokuroria thekson se këto komunikime krijojnë dyshime edhe për përpjekje për të fshehur rrethanat e përfshirjes së tyre në rast.

Në materialet e paraqitura përmenden edhe kërcënime të drejtuara ndaj dëshmitares Afërdita Sylaj dhe një të miture.

Në njërin prej komunikimeve thuhet: “Diçka nije për to, shoh diçka, dije se tonat trutë në tokë kom me ja qitë kësaj e ty, me ditë që s’e shoh diellin kurrë me sy”.

Prokuroria vlerëson se këto kërcënime nuk mund të konsiderohen shprehje të izoluara, por duhet të shqyrtohen në kontekstin e plotë të rastit, pasi personat ndaj të cilëve janë drejtuar mund të kenë njohuri për rrethanat e ngjarjes.

Veçanërisht shqetësues konsiderohet fakti se kërcënimet, sipas Prokurorisë, nuk janë drejtuar vetëm ndaj dëshmitares Afërdita Sylaj, por edhe ndaj një të miture, e cila për shkak të moshës është veçanërisht e cenueshme ndaj presionit dhe frikësimit.

Në kërkesë theksohet edhe se nga komunikimet ndërmjet Nurije Sylajt dhe Driton Sylajt vërehet se Nurija kishte një rol me ndikim të veçantë në procesin e marrjes së vendimeve brenda familjes.

Prokuroria pretendon se në komunikimet e tyre nuk vërehen shprehje keqardhjeje apo distancimi nga vrasja e Arlindës. Përkundrazi, sipas saj, vëmendja e tyre ishte e përqendruar te mundësia e zbulimit të bashkëpunimit.

Këto rrethana, së bashku me provat e tjera të administruara gjatë hetimeve, janë paraqitur nga Prokuroria si argumente për rrezikun e ndikimit mbi dëshmitarët dhe vazhdimit të veprimeve të kundërligjshme nëse të pandehurit lihen në liri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit