“Nuk është në rregull politikën e LDK-së me sha tjetrin”, një ditë pasi Abdixhiku u mburr me partinë, deputeti i tij rreh dhe ofendon një qytetar në shesh

Një ditë pasi kryetari Lumir Abdixhiku, u lavdërua për frymën paqësore në parti, një deputet i tij ka grushtuar një qytetar. Madje, edhe në reagim LDK, ka mbrojtur Zemajn, duke e cilësuar si viktimë.

Abdixhiku mbrëmë i ftuar në “Debat Plus”, kishte deklaruar se politika e LDK-së, nuk toleron sharje.

“Nuk është në rregull politikën e LDK-së me sha tjetrin. Sepse nuk te pranon elektorati ai të thotë sillu mirë”, deklaroi kryetari i LDK-së.

Deputeti i kësaj partie Armend Zemaj, u përfshi sot në një përleshje fizike me një qytetar.

Madje Zemaj kërcënoi qytetarin dhe e shau: “T’q.. nanën të mbysë”,

Si ndodhi rasti?

Nga pamjet e publikuara shihet se ishte deputeti Armend Zemaj që eskalon pasi një qytetar bën një koment duke e quajtur “rrenc”.

Pas këtij, ofendimi reagoi ashpër Zemaj duke i thënë: Të rren nana dhe gruaja jote.

Pas kësaj ndodhi edhe përleshja fizike.

Në ndërkohë partia e Abdixhikut i doli në mbrojtje deputetit që ushtroj dhunë ndaj qytetarit.

Në reagimin e LDK-së, se deputeti është ofenduar, provokuar dhe më pas është përballur me sulm fizik.

Aty thuhet se ngjarja përbën një akt të papranueshëm, që cenon drejtpërdrejt sigurinë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit.

“Sulmet, qoftë verbale apo fizike, ndaj përfaqësuesve të popullit dhe zyrtarëve të LDK-së, përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe të kulturës demokratike mbi të cilën ndërtohet shteti ynë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Por, që Zemaj pas rastit ka kërkuar falje dhe duke thënë se se do të duhej të ruante qetësinë.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, shkroi ai.

Ndërsa, Avokati Liridon Kutllovci ka bërë të ditur se deputeti ka ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit që ai përfaqëson.

Sipas versionit të avokatit, ngjarja ka ndodhur gjatë një interviste publike të deputetit Zemaj. Klienti i tij, i cili po kalonte pranë bashkë me bashkëshorten, i është drejtuar deputetit me fjalët: “Të gjithë jeni njësoj, vetëm gënjeni”, duke shprehur, siç thuhet në deklaratë, frustrimin qytetar ndaj gjendjes politike e ekonomike në vend.

Në vend që të ruante qetësinë, deputeti Zemaj, sipas Kutllovcit, është kthyer me fjalë fyese, duke i thënë qytetarit: “Gënjen nëna dhe gruaja juaj”, fjalë që, sipas avokatit, janë shqiptuar në prani të bashkëshortes së qytetarit.

Pas pak sekondash, deputeti Zemaj e ka goditur me grusht klientin e tij, “pa asnjë provokim tjetër nga ana e tij”, thuhet në deklaratë. Klienti i Kutllovcit, sipas avokatit, nuk është kundërpërgjigjur me dhunë, por ka reaguar duke njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit