Alba Pollozhani bëri bujë me një deklaratë sa ishte brenda Big Brother VIP Kosova 4.
Në natën edhe kur doli nga shtëpia bëri kërkesë që të mbulohej, në po atë format.
Megjithatë, në momentin që doli jashtë dhe nuk u pa një gjë e tillë, u komentua tejet shumë.
Në një intervistë për Canape, ajo ka folur për herë të parë rreth kësaj pjese.
Ish-banorja e Big Brother tha që është duke ndjekur hapat, por është gjë personale dhe se nuk po e bën as për lojë e as për famë.
“Sa i përket pjesës së mbulimit unë e kam shprehur shumë mirë brenda Big Brother që më ka ardhur komplet ndjesia dhe dëshira. Momenti kur kam dalë jashtë Big Brother ka pasur bisedime në lidhje me këtë drejtim dhe më kanë treguar disa hapa që unë duhet të siguroj derisa të vijë faza që unë të jem e mirëfilltë në atë drejtim dhe unë jam në ata hapa, nuk është që nuk jam në ata hapa por se kur kjo ndodh kjo është zgjidhje personale e imja nuk është diçka që unë e bëj për t’i dhënë llogari njerëzve të tjerë, nuk është diçka që unë e bëj për lojë ose për famë”, u shpreh.
“Nuk kam bërë kurrë asnjë gjë për lekë dhe për famë sepse në rast se unë do duhej të bëja gjëra për lekë dhe për famë, beso që do të isha shumë më shumë nivel tjetër në aspekt televiziv”, theksoi ndër tjerash.









