Arrestohen tre persona, sekuestrohen 19 vetura dhe pasuri mbi një milion euro

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje të parave. Gjatë aksionit policor janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë dhe prova të tjera materiale, ndërsa vlera e pasurisë së sekuestruar raportohet të jetë mbi një milion euro.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar të mërkurën një aksion në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Aksioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ndërsa në të kanë marrë pjesë hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njësi të tjera hetimore, Njësia Speciale FIT dhe AKI-ja.

Tre të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

Sipas komunikatës së Policisë dhe Prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, gjashtë telefona, pesë kompjuterë, gjashtë USB, si dhe 4 mijë e 95 euro para të gatshme.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 11.28 gramë substancë e dyshuar narkotike dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.


Nga hetimet e deritanishme dyshohet se tre personat, përmes sistemeve kompjuterike dhe komunikimeve elektronike e telefonike, kanë kontaktuar persona të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj.

Të dyshuarit dyshohet se i kanë mashtruar këta persona duke i nxitur të investojnë në platforma të rreme investimi, me ç’rast i kanë shtyrë të ndërmarrin veprime në dëm të pasurisë së tyre.


Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit, në përputhje me procedurat ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit