Njësitë speciale në Drenicë janë kënaqësi për Serbinë

Nga Ismet HAZIRI

Drenica nuk është thjesht një rajon i Kosovës, por simbol i rezistencës dhe sakrificës për liri. Çdo hyrje e njësive speciale në këtë zonë zgjon kujtime të dhimbshme dhe shqetësim te qytetarët për drejtimin që po merr shteti.

Shumë njerëz pyesin pse aksionet policore po përqendrohen vazhdimisht në vendin e luftëtarëve të lirisë. Kjo po krijon përshtypjen se po goditet krenaria e luftës çlirimtare, ndërsa Serbia përfiton nga përçarjet tona të brendshme.

Luftëtarët e lirisë janë themeli i Kosovës së lirë. Askush nuk kërkon paprekshmëri ndaj ligjit, por kërkohet dinjitet, drejtësi dhe respekt për historinë.

Pamjet e specialcave në Drenicë japin një mesazh të rëndë dhe të rrezikshëm për unitetin kombëtar. Po aq e papranueshme është edhe dhuna, gjuha e urrejtjes dhe linçimet ndaj familjeve të ish-luftëtarëve, përfshirë familjen Lushtaku apo çdo luftëtar të lirisë.

Mospajtimet politike nuk duhet të kthehen në sulme personale e përçarje mes shqiptarëve. Qeveria e Albin Kurtit duhet ta kuptojë se stabiliteti ndërtohet me dialog, respekt dhe bashkim, jo me tensione ndaj zonave që dhanë më së shumti për lirinë.

Drenica mbetet simbol i sakrificës dhe krenarisë kombëtare, dhe historia e saj nuk mund të zbehet

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit