Një protestë e veçantë dhe kreative është duke u përgatitur nga motoristët kosovarë, të cilët pritet të nisen drejt Hagës në shenjë mbështetjeje për krerët e UÇK-së.
Nasim Haradinaj, ka dhënë detaje ku tha se kjo protestë do të jetë e para e këtij lloji në Evropë.
“Ne sonte jemi duke bërë përgatitjet e fundit për nisjen e motoristëve kosovarë, ata të cilët kanë shprehur vullnetin përmes thirrjes ‘Liria ka emër’. Kjo ide, në fakt, ka lindur nga Fidan Jupolli, kur ishim ulur bashkë. Ai e përmendi, Smajl Tasholli e përkrahu dhe edhe unë e përkraha pa hezitim,” deklaroi Haradinaj.
Haradinaj bëri të ditur se protesta do të fillojë në Prekaz, dhe do të përfundoj në Hagë.









