“Nga mosha 7 deri 13 vjet…”, Reagon familja e Elijones pas raportimeve për fëmijërinë e saj

Faqja zyrtare e Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova 4, ka publikuar një deklaratë të fortë pas disa raportimeve të pasakta që kanë qarkulluar në media, duke u bazuar në informacione të deformuara nga burime gjermane.

Sipas deklaratës, Elijona ka qëndruar për pesë vite (nga mosha 7–13 vjeç) në një familje gjermane, si pjesë e një mase të përkohshme derisa babai biologjik të përfundonte procesin e fitimit të kujdestarisë në një shtet të huaj.

Për shkak të moshës së saj të mitur, në proces është përfshirë policia gjermane, e cila ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbrojtjen e saj.

Familja dhe menaxhmenti theksojnë se çdo narrativë tjetër është e pavërtetë dhe e deformuar.

Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se do të ndërmerren edhe hapa ligjorë ndaj mediave që kanë shpërndarë dezinformata

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit