Nga 1 tetori, ndryshime të rëndësishme në Zvicër: Marrëveshja me Kosovën dhe rregullat e reja që duhet t’i dini

Zvicra nis muajin tetor me disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe ekonomike. Ndër zhvillimet kryesore janë hyrja në fuqi e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Kosovën, masat e reja kundër pastrimit të parave dhe ndryshimet në arsimin profesional.

Sipas gazetës zvicerane Blick, nga 1 tetori 2026 hyjnë në fuqi disa ndryshime që prekin ekonominë, bizneset, arsimin dhe sigurinë.

Për Kosovën, zhvillimi kryesor është hyrja në fuqi e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Marrëveshja synon të lehtësojë shkëmbimet tregtare dhe të krijojë mundësi të reja për bizneset.

Sipas Qeverisë Federale zvicerane, shkëmbimet tregtare të mallrave ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës gjatë vitit 2025 arritën rreth 175 milionë franga. Marrëveshja parasheh heqjen e tarifave doganore për eksportet aktuale zvicerane drejt Kosovës, për disa produkte pas periudhave kalimtare.

Ndërkohë, ndryshimet e tjera përfshijnë:

Luftën kundër pastrimit të parave: hyjnë në fuqi rregulla të reja për transparencën e kompanive dhe identifikimin e pronarëve përfitues.

Arsimin profesional: prezantohen titujt e rinj Professional Bachelor dhe Professional Master.

Çmimin e qumështit: çmimi që marrin prodhuesit për qumështin biologjik rritet me 3 centë për kilogram, ndërsa priten ndikime edhe te konsumatorët.

Sigurinë: Zvicra zgjeron mundësitë e bashkëpunimit me Europolin përmes sistemit informativ Schengen, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit