Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij

B.Arifi, do të varroset nesër në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Ceremonia e varrimit të 29-vjeçarit do të mbahet me kohën e drekës, sipas njoftimit të familjes.


Kurse kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka kërkuar shtimin e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe rritjen e prezencës së policisë në shkolla.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni bëri të ditur se këto kërkesa i ka paraqitur në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli.


Sipas Hysenit, gjatë takimit, përfaqësuesit e institucioneve u informuan për detajet e rasteve të fundit tragjike nga drejtori rajonal i policisë dhe komandanti i stacionit policor.

Ai tha se Komuna e Gjilanit ka ofruar bashkëpunim të plotë me organet e rendit, ndërsa përfaqësuesit institucionalë janë zotuar për angazhim më të madh me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tilla.


“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit