Kush është Edonisa Aliu, drejtuesja e futbollit që dyshohet se u rrah nga Liridon Leci?

Të dielën në mbrëmje, Edonisa Aliu telefonoi Policinë e Kosovës.

Ish-futbollistja raportoi Liridon Lecin, një tjetër emër të botës së sportit, duke e denoncuar për sulm fizik ndaj saj. Leci ishte panelist i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, deri të dielën.

Sipas raportimit të rastit në Polici, raportin për të cilin e ka parë Paparaci, Leci dyshohet për sulm fizik ndaj ish-futbollistes menjëherë pas përfundimit të emisionit të dielën ku të dy ishin të ftuar.

Rasti ndodhi në objektin e RTV Dukagjinit në Shkabaj.

Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës dyshohet se e kapi për fyti dhe e goditi në fytyrë Aliun, sipas raportit të përpiluar nga një njësit i Stacionit Policor në Obiliq.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, analisti Leci e mohoi sulmin, ndërsa viktima e pretenduar e ngjarjes nuk ka reaguar ende publikisht.

Ajo ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit të dyshuar të dielën, bazuar në raportin policor të cilin e ka parë Paparaci.

Por, kush është Edonisa Aliu?

Aliu është një emër i njohur në hapësirën shqiptare të futbollit.

E lindur në Skenderaj, ajo punon prej vitesh si drejtuese në klubet e futbollit. Aktualisht si drejtoreshë sportive e klubit të futbollit të femrave Gramshi në Shqipëri.

Më parë, e ka ushtruar të njëjtin post te ekipet e femrave të Tiranës dhe Ferroniklit.

Në qershorin e këtij viti, ajo u përfshi në një incident gjatë një ndeshje të Gramshit, klubit që përfaqëson.

Sipas një komunikimi të Federatës Shqiptare të Futbollit, Aliu u dënua me 10 ndeshje ndalesë për shkak të kërcënimit të zyrtarëve të ndeshjes.

Së fundmi, ajo është paraqitur në emisionet e përjavshme televizive të sportit në Kosovë, duke komentuar zhvillimet në futbollin vendor e ndërkombëtar

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit