Rrahman Rama nga platforma “Liria ka Emër”, ka paralajmëruar se Kosova do të jetë ndryshe, nëse ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë në Hagë më 16 shtator.
“Në qoftëse ata shpallen fajtorë, edhe shumë tjerë kanë me u shpallë fajtorë”, tha Rama.
“Nëse del mirë, jemi në rregull, por në qoftëse nuk del mirë, Kosova ka me konë ndryshe”, tha tutje Rama.
“Nëse dënohen, nuk po dënohen katër persona, por po dënohet Kosova, shtetësia…”, shtoi ai.








