Një grua është gjetur e vdekur në Leposaviq mëngjesin e 9 shtatorit, thuhet në raportin e rregullt ditor të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti po hetohet.








