Prishtina sot po shënon 27-vjetorin e çlirimit të saj me aktivitete të ndryshme përkujtimore dhe simbolike në kryeqytet.
Në kuadër të aktiviteteve të ditës, është zhvilluar edhe një aksion simbolik par a hyrjes së Qeverisë, ku veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka vendosur postera me mbishkrimin “Ne jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”.
Posterat janë vendosur krahas fotografive të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.










