Ndodh edhe kjo: Vushtrriasi e rrah gruan pasi i preu flokët pa e pyetur

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, ku një burrë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur plasi një konflikt verbal mes çiftit dhe burri u kap e gruan, duke e goditur disa herë e madje duke e kapur edhe për flokësh.

Sipas informacioneve të para, motivi lidhet me prerjen e flokëve të gruas, për çka i dyshuari u përplas me të, duke i kërkuar llogari pse i ka prerë flokët pa e pyetur.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar por nuk ka arritur ta kap të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit