spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ndihmës-sekretari amerikan, Brendan Hanrahan, viziton Kosovën – takime me liderët vendorë

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, ka njoftuar se do ta vizitojë Kosovën, Bonjë-Hercegovinën dhe Serbinë.

Hanrahan, përmes një postimi në platformën X është shprehur se kjo është një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor.

“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Washington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar ai.

Madje, edhe zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtine ka konfirmuar për tëvë1 vizitën e ndihmës-sekretarit të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, i njëjti këtë javë do vjen në Kosoveë ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë, opozitën dhe përfaqësues të biznesëve.

“Zyrtari i Lartë i Byrosë (SBO) për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Brendan Hanrahan do të vizitojë Kosovën këtë javë për konsultime me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe përfaqësues të biznesit.

Ne mezi presim të mirëpresim SBO Hanrahan për vizitën e tij të parë në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit