Ndalohet për 48 orë një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK – këto janë dyshimet e prokurorisë

Një person me inicialet A.K. është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për rrezikim të sigurisë në vendin e punës, pas vdekjes së 32-vjeçarit Arbenit Ahmeti, punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, aksidenti ka ndodhur gjatë transportit dhe zhvendosjes së kabllove 6kV, ku viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i KEK-ut. Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Prokuroria njofton se A.K. dyshohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, prokurori i çështjes do të shqyrtojë provat dhe rrethanat e mbledhura dhe do të vendosë për veprimet e mëtejshme, përfshirë edhe mundësinë e kërkesës për caktimin e një mase sigurie ndaj të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit