Ndalohet për 48-orë Bojan Jevtiq, në shtëpinë e tij u gjetën dokumente konfidenciale, armë dhe mbi 10 mijë euro

Gazeta raportoi sot ekskluzivisht se një zyrtar i lartë policor është arrestuar sot në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në një aksion të zhvilluar nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me agjenci të tjera shtetërore.

Bëhet fjalë për Bojan Jevtić, zyrtar policor me gradë të lartë, që mbante njëkohësisht pozitën e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës.

I njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë kanë rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e të pandehurit për 48 orë”, njoftoi Prokuroria Speciale.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit