Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe invalidit të luftës, Ramadan Shaban Zymeraj nga Guri i Kuq.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Latifi e vlerësoi Ramadan Zymerajn si një luftëtar të lirisë që dha kontribut të rëndësishëm gjatë luftës së UÇK-së, duke marrë pjesë edhe në bartjen e armatimit nga Shqipëria për nevojat e forcave çlirimtare.

Sipas Latifit, Zymeraj u arrestua në shtator të vitit 1998 në malet e fshatit të tij, teksa mbante veshur uniformën e UÇK-së. Bashkë me të ishte arrestuar edhe djali i tij, Blerimi. Gjatë qëndrimit në Burgun e Dubravës, ai përjetoi masakrën e njohur të burgut, ku mbeti i plagosur rëndë në të dyja këmbët, duke u bërë invalid i luftës.

“Sot u nda nga ne një luftëtar i lirisë, një njeri i ndershëm dhe një prind shembullor, i cili me mund e sakrificë rriti 8 djem dhe 3 vajza”, ka shkruar Latifi.

Në fund, kryetari i Rahovecit u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymeraj, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të afërmve të të ndjerit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit