“Na lini të jemi të shëmtuara”, Einxhel reagon ashpër ndaj kritikave në rrjet

Einxhel Shkira ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një pjesë nga rutina e mëngjesit, duke publikuar në Instagram një video ku tregon produktet dhe hapat që ndjek për kujdesin ndaj lëkurës.

Por, ajo që nisi si një video e thjeshtë për “skin care” mori një tjetër drejtim pas komenteve të shumta nga ndjekësit.

Einxhel ka ndarë në Instagram Story disa prej tyre, ku disa persona e pyesnin për ndërhyrje estetike, ndërsa të tjerë e kritikonin për zgjedhjet që ka bërë apo nuk ka bërë për pamjen e saj.

Përballë këtyre reagimeve, Einxhel ka vendosur të përgjigjet publikisht, duke shprehur keqardhjen për standardet e larta të bukurisë dhe presionin që, sipas saj, u bëhet vajzave.

“Sa e vështirë është në Shqipëri të pranohesh ashtu siç je! Të bësh, je e bërë; të mos bësh, prapë i ke të bëra; t’i lësh fare pas dore, pyesin pse nuk kujdesesh për veten. E kuptoj që kemi standarde shumë të larta, por, nëse vazhdoni kështu, do të keni vetëm vajza që postojnë me filtra, që të mos keni kurrë mundësi të dini se si duken vërtet. Na lini të jemi të shëmtuara, aman, për Zotin, se s’ka kush nerva të bëjë më shumë se kaq”, ka shkruar ajo.

Me këtë reagim, Einxhel ka përcjellë një mesazh të qartë kundër presionit për t’iu përshtatur vazhdimisht standardeve të bukurisë, duke theksuar se secila duhet të ketë lirinë të shfaqet ashtu siç ndihet më mirë, pa u gjykuar për zgjedhjet e saj

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit