Musliu-Shoshi: Kuvendi s`mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën çlirimtare, Gërvalla mori përgjigjen e duhur

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se dje Donika Gërvalla ka marrë përgjigjen e merituar nga deputetët, të cilët nuk i kanë dhënë besimin për kryeparlamentare.

Ajo ka bërë me dije se një politikane që ka ndërtuar karrierën mbi sulmet ndaj çlirimtarëve nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve dhe nuk mund të ulet në krye të tempullit të demokracisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë Kuvendit të Kosovës.

“Donika Gërvalla sot mori përgjigjen më të qartë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. E vërteta është e thjeshtë: një politikane që ka ndërtuar karrierën mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe ndaj vlerave mbi të cilat u ngrit Republika jonë, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve dhe nuk mund të ulet në krye të tempullit të demokracisë, Kuvendit të Kosovës. Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit