Musliu: Lidershipi i Albin Kurtit është treguar i mangët në qeverisjen e shtetit, PDK ofron një zgjidhje – dhe zgjidhja është Bedri Hamza

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.


Ajo ka deklaruar se vendi po hyn në një fazë të rëndësishme politike që duhet të shfrytëzohet për të rivendosur stabilitetin.

“Unë i shoh zgjedhjet e reja si një moment stabilizimi politik dhe reflektimi. E shoh PDK-në me Bedri Hamzën si forcën kryesore politike të këtyre zgjedhjeve”, theksoi ajo.


Musliu kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se vlerësimi tani është i qartë.

“Nuk ka më justifikime apo hamendësime: Lidershipi i Albin Kurtit ka dëshmuar se është i mangët në qeverisjen e shtetit”, tha ish-deputetja.

Sipas saj, e vetmja alternativë që ofron stabilitet dhe qeverisje të përgjegjshme mbetet Partia Demokratike e Kosovës.

“PDK ofron një zgjidhje dhe zgjidhja është Bedri Hamza”, tha Musliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit