Murati e thotë edhe këtë: Brenda 60 ditëve afat do të gjenim një emër konsensual për president

Ministri i Financave, Hekuran Murati, po vazhdon të insistojë që do duhej të ishin 60 ditë afat pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.


Murati me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar ndër të tjera se përbrenda këto 60 ditësh, kinse Lëvizja Vetëvendosje do të arrinte të gjente me partitë e tjera një kandidat koncensual për president.

Pos tjerash, ai ka shpresuar se gjatë atyre dy muajve do të votoheshin edhe marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe pakoja e planit të rritjes së BE’së.


“Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre. Pse ky nxitim”, ka përmbyllur shkrimin ai.

Postimi i plotë:

Brenda 60 ditëve afat që parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të votoheshin:

– Marrëveshjet ndërkombëtare: 121 milionë euro ishin të parapara të votoheshin vetëm në seancën e së premtes që lamë pas.

– Ligjet që janë në pakon e Planit të Rritjes me BE-në – miratimi të cilave do të lironte një pjesë të mjeteve nga 882 milionë eurot e Planit të Rritjes.

– Rishikimi i Buxhetit.

– Ligje e reforma të tjera me rëndësi jetike.

– Ndryshimet Kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga vota direkte, madje duke i përcjellë edhe afatet sipas rregullores së punës së Kuvendit.

– Eventualisht edhe ndonjë emër konsensual për President, e ngërçi të zgjidhej pa pasoja për shtetin.

Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre.

Pse ky nxitim?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit