Profesori në “John Hopkins University”, Sinisha Vukoviq, thotë se pasojat afatgjate për Kosovën nga Dhomat e Specializuara të Kosovës “janë dhe mbeten të thella”.
Procesi me një mijë e një dilema – prej provave të njollosura me origjinë nga organet e sigurimti shtetëror serb – rrezikojnë të jenë potencial për “keqdrejtësi”.
Vukoviq vëren se mund të sfidohet “narrativa themeltare” e shtetësisë së Kosovës.
“Implikimet afatgjata për Kosovën janë dhe mbeten të thella, pasi ato mund të sfidojnë narrativën themeltares të Kosovës”, tha ai për Nacionale. “Tani është e qartë se duke ndjekur penalisht udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjyqet e ndërlikojnë narrativën themelore të çlirimit heroik, e cila për çdo shoqëri pas konfliktit mund të bëhet një dinamikë thellësisht polarizuese”.
Ai shtoi se gjyqet rrezikojnë “të gjenerojnë një boshllëk të konsiderueshëm lidershipi, duke nxitur paqëndrueshmëri politike dhe duke dobësuar pozicionin e Kosovës në negociatat kritike ndërkombëtare”.
Problemi përkeqësohet, sipas tij, nga ajo që shumë në Kosovë e shohin si drejtësi të njëanshme.
“Këto pasoja amplifikohen nga një perceptim i përhapur i drejtësisë selektive, pasi fokusi ekskluziv i gjykatës në UÇK nxit pakënaqësi dhe minon besimin në drejtësinë e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.









