”Mu ndal bota kur të gjeta buzë Lumëbardhit” dedikimi rrëqethës i djalit për gruan që u gjet e vdekur sot

Pas lajmit tragjik për gjetjen pa shenja jete të gruas nga Deçani, djali i saj ka emocionuar me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.

Në fjalët e mbushura me dhimbje, ai kujton sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar të nënës, duke thënë se humbja e saj ka lënë një zbrazëti që nuk do të mbushet kurrë.

“Të kërkoja gjithandej, në çdo rrugë e në çdo cep… Veç edhe një herë ta dëgjoja zërin tënd”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

E dashura Nëna ime, Ti që me aq shumë dhimbje e sakrificë më solle në këtë jetë… Ti që gjithë jetën tënde e fale për familjen, pa kërkuar kurrë asgjë për vete… Sot u ndave nga ne dhe le një zbrazëti që nuk do të mbushet kurrë. Të kërkoja gjithandej, në çdo rrugë e në çdo cep… Veç edhe një herë ta dëgjoja zërin tënd, veç edhe një herë të më thërrisje si dikur. Në fund të gjeta buzë Lumbardhit… Trupin tënd të heshtur, ndërsa shpirti yt i bardhë tashmë kishte fluturuar në qiell. Mu duk sikur u ndal bota atë çast. Sikur zemra ime humbi një pjesë që nuk do ta gjejë më kurrë. Do të më mungosh çdo ditë të jetës sime… Buzëqeshja jote, fjala jote, duart tua që sakrifikuan gjithçka për ne. Pusho e qetë në parajsë, Nëna ime. Dhimbja për ty nuk do të shuhet kurrë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit