MPJD publikon shifrat: Mbi 900 kosovarë aktualisht në Lindjen e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht mbi 900 shtetas të Kosovës ndodhen në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme.

Sipas të dhënave zyrtare, 21 qytetarë janë në Izrael, 331 në Arabia Saudite, rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë në Emiratet e Bashkuara Arabe, 75 në Katar, rreth 60 në Kuvajt, 4 në Bahrein dhe 2 në Oman.

Ministria njofton se, sipas informacioneve nga misionet diplomatike, të gjithë qytetarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Institucioni po koordinon me autoritetet përkatëse për të siguruar opsione të mundshme evakuimi, nëse paraqitet nevoja, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale deri në stabilizimin e situatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit