Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.
Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë telefonike, Lushtaku ka thënë se është i përqendruar në detyrën e tij si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk pretendon të udhëheqë PDK-në.
Ai ka theksuar se synime të tilla nuk ka pasur as në të kaluarën dhe nuk ka as tani.
“Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për marrjen e postit të kryetarit të PDK-së, e kanë gabim.








