spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Motra e heroit Isa Kastrati: Në MPJD stafit iu ndalua të flisnin me mua, ishte goditje e drejtpërdrejtë pas isha veterane e UÇK-së

Shyhrete Kastrati motra e Isa Kastratit, ka treguar se kishte mbetur për nëntë muaj jashtë sistemit në Ministrinë Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo tha se nuk i është dukur e përshtatshme menaxhmentit për pozitën që dëshironte dhe se sipas saj i ishte ndaluar edhe stafit të komunikonte me të.

Kastrati tha se kjo ishte një goditje pasi ajo ishte veterane e UÇK-së.

Më pas Shyhrete Kastrati është transferuar në një ministri tjetër.

“Rastin e fundit që e kam pas dhe nuk m’ka ba me u ndje mirë është se kam mbet jashtë sistemit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për nëntë muaj. Si duket kam qenë e papërshtatshme për menaxhmentin, politiken. Unë isha drejtoresh e departamentit dhe ishte drejtoria të cilën unë e kërkoja atë ku kisha punu por me një ndryshim emri. Ajo që e bën me të vështirë atë periudhë është se i është ndaluar stafit që të flasin me mu. Arsyet nuk i di, unë mednoj se ishte goditje e drejtpërdrejtë pas isha si veterane e UÇK-së. Fakti që nuk kisha keqpërdorime në punën time natyrisht që nuk e humba vendin e punës, më transferuan në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal“, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit