Tre persona kanë pësuar lëndime pas një mosmarrëveshje me disa persona, ku dyshohet se ishte përdorur edhe një mjet i mprehtë-sëpatë.
Lidhur me rastin personat e dyshuar ndodhen në kërkim policor.
“Vushtrri / 14.08.2026 – 00:10. Është raportuar se tre viktima kosovarë kanë pësuar lëndime pas një mosmarrëveshje me disa persona, ku dyshohet se ishte përdorur edhe një mjet i mprehtë-sëpatë, për çka të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.








