Momenti që Argjentina s’do ta donte kurrë – Messi i jep lamtumirën Kombëtares

Një epokë e jashtëzakonshme e futbollit argjentinas ka marrë fund. Lionel Messi i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Kombëtares së Argjentinës, pas më shumë se dy dekadash me fanellën bardhekaltër.

Në paraqitjen e tij të fundit, Argjentina triumfoi 3:0 ndaj Beninit, ndërsa Messi e mbylli aventurën e tij me një gol dhe dy asistime.

Pas përfundimit të ndeshjes në “El Monumental”, Messi mori mikrofonin dhe iu drejtua tifozëve me një fjalim emocional.

“Nuk më ka mbetur gjë tjetër veçse të jem mirënjohës. Ishte një nder i madh ta mbaja këtë fanellë për më shumë se 20 vjet. Nuk pushova kurrë së luftuari dhe së dhëni gjithçka nga vetja”, tha Messi.

Ai u shpreh se kishte ardhur koha e duhur për t’i dhënë fund rrugëtimit me kombëtaren, duke theksuar se përfaqësimi i Argjentinës ishte një nga gjërat më të bukura të karrierës së tij.

Messi falënderoi bashkëlojtarët dhe tifozët, duke thënë se do t’i mungojë koha e kaluar me ekipin kombëtar.

“Sot ju them lamtumirë të gjithëve. Do të më mungojë mbrojtja e ngjyrave të ekipit kombëtar, por gjithmonë do t’i mbështes këta djem dhe të gjithë ata që vijnë më pas”, u shpreh ai.

Në fund, legjenda argjentinase e mbylli fjalimin me një mesazh emocional:

“Jam mirënjohës ndaj Zotit që jam argjentinas, krenar që jam argjentinas. Faleminderit të gjithëve. Ju dua.”

Largimi i Messit nga kombëtarja shënon fundin e një kapitulli historik për Argjentinën dhe futbollin botëror.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit