Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndërprerë procesi i numërimit të votave pas dyshimeve për manipulim dhe keqpërdorim të votave.
Nga objekti janë nxjerrë bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe persona të tjerë të pranishëm, ndërsa brenda kanë mbetur vetëm ekspertët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.








